Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur fitore të sundimit të ligjit dhe të sigurisë, aksionin e zhvilluar të martën në një shtëpi në Zveçan, ku u konfiskua një sasi e armatimit.
Në aksionin në Zveçan u konfiskuan katër armë AK-47, 34 karikatorë të AK-47, 1546 fishekë të kalibrave të ndryshëm, tetë granata dore, një minë anti-këmbësori, dy gazëmaska, dy çanta ushtarake, një shok-bomb, dy fishekzjarrë, dy optika të armës, një thikë ushtarake, një maskë ushtarake, dy rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë, pesë çanta të vogla ushtarake, një rrip i pajisjeve ushtarake, një këllëf i pistoletës dhe pajisje për pastrim të armëve.
“Një tjetër fitore për sundimin e ligjit dhe sigurinë. Sot Policia e Kosovës, në prezencë të KFOR-it, ka bastisur një depo të armëve në Zveçan, që ishte përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë e për t’i shpërndarë ato për bandat e dhunshme. U konfiskuan armë të shkallës ushtarake, si pushkë automatike, granata dore dhe eksploziv”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
Another victory for RoL & Security: Today @Kosovo_Police, in the presence of @NATO_KFOR, raided an arms depot in Zveçan used to smuggle weapons into Kosova for distribution to violent gangs. Military-grade arms such as automatic rifles, hand grenades&explosives were confiscated. pic.twitter.com/EUNPICdfft
— Albin Kurti (@albinkurti) September 5, 2023
Edhe
Bastisen gjashtë lokacione në Zubin-Potok, sekuestrohet armatim i llojeve të ndryshme