Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të martën Policia bashkë me institucionet e inteligjencës kanë zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në Zveçan.
Sveçla ka njoftuar se ky aksion ka rezultuar me zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

“Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it”, ka shkruar ai.
Sveçla më tej ka thënë se veriu i Kosovës po shkon drejt normalitetit.
“Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës”, është shprehur ai.
Edhe
Kapet armatim në Zveçan, Sveçla thotë se u kap në objektin e politikanit serb
Postimi i Sveçlës:
-
Sveçla: Municioni në veri s’është thjeshtë mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta
-
Sveçla për armët e kapura në veri: Po zgjatet lista e terroristëve të strehuar në Serbi
-
Sveçla me fotografi të reja të minave në veri: Kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara
-
Sveçla: Arsenali i ri i armëve qartëson planin e Serbisë për aneksimin e veriut