Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marihuanës me 10 mijë fije të bimës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se krimi po luftohet pa ndërprerë.
“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti laborator të rritjes së marihuanës me mbi 10.000 bimë ilegale. Pati të shtëna në drejtim të Policisë dhe Doganës, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohet laboratori i drogës në veri të Kosovës, Policia sulmohet me armë
-
Bastisen disa lokacione në Prizren për kultivim të bimëve narkotike, dy të arrestuar
-
Kurti në trevjetorin e qeverisjes: Më pak ilegalitet në veri e më shumë siguri
-
Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon
-
Kurti: Në vitin 2022 u shkatërruan 5 laboratorë droge në veri, u arrestuan 301 zyrtarë publikë