Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Për 61 ditë në 34 qendra do të bëhet konvertimi i targave të Millosheviqit në ato të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konvertimi i targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillohet procesi i konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS, prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë.

Ai ka shtuar se ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre.

“Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ dhe ‘ĐA’ që t'i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, ka shkruar ai në Facebook duke postuar edhe një video në gjuhen serbe.

Ai ka thënë se këto tabela janë trashëgimi e Slobodan Millosheviqit.

Edhe Kurti për konvertimin e patentë-shoferëve: Serbët bënë hap të rëndësishëm drejt integrimit Arbëri Kurti për konvertimin e patentë-shoferëve: Serbët bënë hap të rëndësishëm drejt integrimit

Kurti ka thënë se kjo trashëgimi po tenton t’i mbajë qytetarët serbë në të kaluarën dhe të izoluar.

 
Fillon periudha e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre. Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA" që t'i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro.

Posted by Albin Kurti on Wednesday, August 31, 2022