Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat nga ato ilegale për në targa RKS, raporton Ekonomia Online.
Afati për konvertimin e targave përfundon më 31 tetor. Deri më 31 tetor qytetarët serbë mund të konvertojnë targat pa pagesë.
“Sot kemi takim me Ursula von der Leyenin, dhe kemi aktivitetet tona ditore. Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.
Komentet Kurti i ka dhënë pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes në afërsi të Shkollës së Gjelbër në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti bën ftesë në gjuhë serbe për ndërrim të targave
-
Kurti: Do t’i njohim targat e Serbisë, kur të sigurohemi se ajo po e zbaton vendimin për targat RKS
-
Optimizmi i Kurtit për targat
-
Nga 1 nëntori, 843 qortime janë dhënë për targat
-
Edhe një ditë afat për konvertim të targave, për t’iu ikur qortimeve dhe gjobave