Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pasi të kthehet nga takimi në Bruksel, do ta publikojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Një gjë të tillë e kishte premtuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që kishte deklaruar se janë në proces të finalizimit të tij dhe se ai do të përfundojë deri të premten, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, gjë që ka çuar në reagime të ashpra nga opozita.
Kësisoj, Kurti përmes Twitterit të shtunën ka konfirmuar se programi qeverisës do të paraqitet në Kuvend për miratim gjatë javës së ardhshme.
“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin. Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndryshe, Kurti në Bruksel do të ketë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
-
Kurti: Fillimisht do ta sjellim në Kuvend programin e Qeverisë, pastaj rishikimin e buxhetit
-
Këtë javë pritet të shkojë në Qeveri programi qeverisës
-
Brenda dy ditësh, ministrat obligohen t’i dorëzojnë kontributet për programin e Qeverisë
-
Qeveria shtyn finalizimin e programit, kritikon opozita
-
Kurti: Kritikat për buxhetin do të trajtohen me rastin e rishikimit