Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se konfirmimi me burgim të përjetshëm i kriminelit të luftës Ratko Mladiq, është një kujdes së mohimi serb i krimeve të kaluara në Bosnjë dhe Kosovë duhet të marrë fund.
Kurti në një postim në Twitter, ka thënë se Serbia e ka fshehur Mladiqin dhe e ka portretizuar atë si hero.
“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiq, i njohur si “kasapi i Bosnjë dhe Hercegovinës”, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid. Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnjë dhe Kosovë duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Burgim i përjetshëm për “Kasapin e Ballkanit”
- Një regjim në këmbë për një kriminel lufte
-
Krimineli Mladiq mbetet në burg, refuzohet kërkesa për lirim të parakohshëm
-
Kurti: Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore për krimet në Kosovë
-
Kurti në Sarajevë: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet