Burime të Koha.net, kanë bërë të ditur se presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar Albin Kurtin, për postin e kryeministrit të Kosovës, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në takim me kreun e shtetit.
Përveç me letër, Presidenca, sipas burimit të Koha.net e ka ftuar për dekretim Kurtin edhe nëpërmjet telefonit.
Dekreti i presidentit, pas orës 12:00 do të përcillet te kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili zyrtarisht njoftohet për emrin e mandatarit të propozuar.
Pas këtij veprimi i mbetet Konjufcës që ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit ku mund të votohet Qeveria nëse në afatin prej 15 ditësh, Kurti siguron një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi e shpall dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër
-
Osmani mandaton Kurtin për formim të Qeverisë
-
Thaçi dekreton Hotin për kryeministër: Gjithçka në përputhje me Kushtetutën
-
Heshtjen e Kurtit për mandatar të ri, Thaçi e cilësoi si refuzim
-
Thaçi i shkruan Kurtit: Nuk e shfrytëzuat të drejtën për qeveri të re