Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar zyrtarisht për dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër të vendit.
“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm
-
Kurti nuk shkon në takim, Thaçi e dekreton për kryeministër
-
Osmani mandaton Kurtin për formim të Qeverisë
-
Thaçi dekreton Hotin për kryeministër: Gjithçka në përputhje me Kushtetutën
-
Thaçi ia kërkon edhe njëherë Kurtit mandatarin për Qeverinë e re
-
Thaçi i kërkon VV-së një kandidat të ri për formimin e Qeverisë