Ka shkuar në 39 numri i viktimave nga dy ortekë të shkaktuar në lindje të Turqisë, shumica prej tyre të shkaktuara nga orteku i dytë gjatë tentimit për të shpëtuar viktimat, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke ngushëlluar popullin turk.
“Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop. Uroj që të lënduarit e shumtë të bëhen mirë sa më shpejt, e dëshiroj që ekipet e shpëtimit ta kryejnë me sukses punën e tyre e pa viktima të tjera”, ka shkruar Kurti në Facebook.
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
-
Pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Kurti ngushëllon Erdoganin
-
Osmani e Kurti shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë
-
Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar
-
Kosova ndan gjysmë milioni euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi