Guvernetori i qytetit Van në Turqi, Mehmet Emin Bilmez ka njoftuar se si pasojë e ortekut të dytë të borës në rajonin Bahçesaray kanë humbur jetën 23 persona.
"Në ortekun e dytë kanë humbur jetën 23 persona, prej të cilëve 8 pjesëtarë të xhandarmërisë, 3 forca sigurie, 3 zjarrfikës dhe 9 civilë", citon AA Bilmezin.
Ai gjithashtu theksoi se në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe se aktualisht nuk mund të jepet një numër i saktë lidhur me personat e mbetur nën ortek.
Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkonin 2 persona të bllokuar në një furgon nën ortek i cili goditi dje rajonin Bahçesaray në qytetin Van. Gjatë kërkimeve që filluan sot në orët e mëngjesit ekipet u goditën nga një ortek i dytë për të cilët po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
-
Vdesin dy persona nga orteku i borës në Turqi
-
Rritet në 41 numri i të vdekurve nga ortekët në Turqi
-
Dhjetë të vdekur nga një aksident zinxhiror në Turqi
-
23 persona u lënduan nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi pasi u hodhën nga ndërtesat
-
Fatkeqësi tjetër godet zonat e tërmetit në Turqi, viktima e të zhdukur