Zonat turke të goditura nga tërmetet e fuqishme në fillim të shkurtit, tani janë goditur nga një fatkeqësi tjetër.
Të reshurat e dendura përgjatë natës kanë shkaktuar përmbytje.
Ka pasur viktima në Sanliurfa dhe Adiyaman. Kurse në Malatya, tendat ku po qëndrojnë viktimat e tërmetit janë shkatërruar, raportoi CNN.
Raportohet se kanë vdekur 13 persona për shkak të përmbytjeve dhe po ashtu ka edhe të zhdukur.
Shtëpi po ashtu janë zhytur në ujë dhe rrymat e ujit kanë rrëmbyer dhjetëra vetura kurse as autobusët nuk kanë mundur të qëndrojnë në rrugë.
Rrugët janë bërë të pakalueshme dhe janë vërshuar duke u bërë të duken si lumenj.
{gallery}