Numri i personave që kanë humbur jetën nga dy ortekët në rajonin Bahçesaray në qytetin Van të Turqisë është rritur në 41, njofton AA.
Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajonin rreth 4 kilometra larg nga tuneli Karabet, 33 kilometra nga rruga tokësore Van-Bahçesaray ku ndodhën ortekët.
Ekipet e kërkimi-shpëtimit të xhandarmërisë (JAK) dhe ekipet e Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) gjatë punimeve të tyre kanë gjetur dy trupa të pajetë që e ka çuar në 41 numrin e të vdekurve nga ortekët.
Bëhet e ditur se janë në vazhdim punimet për kërkim-shpëtimit në rajon.
Artikuj të ngjashëm