Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Nga sot Ministria e Shëndetësisë do të marrë vendimet lidhur me situatën me koronavirus

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se nga sot e tutje, vendimet lidhur me situatën me COVID-19 do të merren nga Ministria e Shëndetësisë bashkë me komunat dhe ministritë e linjës.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese iu ka lënë kohë për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra.

“Ne jemi të përkushtuar të veprojmë para se të bëhet vonë, këto masa preventive na kanë kushtuar shumë. E keni parasysh që vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra. Gjykata nuk e ka kontestuar legjitimitetin e masave që kemi marrë por se ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga MSH. Prej sonte marrja e vendimeve do të bëhet nga MSH në konsultim me komunat dhe ministritë e linjës. Vendimet do të merren varësisht nga nevojat që përcaktohen edhe nga ISHKPK", ka thënë ai.

Ai thotë se "kur sistemi publik shëndetësor nuk është në nivel të kënaqshëm atëherë duhet marrë masat parandaluese".

Kurti tutje ka shtuar se ka kërkuar ndihmë nga mërgimtarët pasi ka rënie të të hyrave dhe shpenzime të paparashikuara.

Edhe Kurti: Lehtësojmë masat anti-COVID sapo të zbuten rreziqet nga virusi Arbëri Kurti: Lehtësojmë masat anti-COVID sapo të zbuten rreziqet nga virusi

Ai ka thënë se në komunat e Kosovës nevojat janë të mëdha, duke shtuar se mungesat janë të mëdha.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunim në betejën me COVID-19, për ta mbrojtur shëndetin publik.

Ai thotë se një pakujdesi e vogël mund të kushtojë me jetë.

“Sëmundja COVID-19 do të hyjë në fazën kulminante të shpërndarjes së saj. Falë masave të ndërmarra dhe bashkëpunimit tuaj kemi arritur që të kemi një situatë më të kontrolluar po kjo nuk do të mjaftojë. Ditëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të infektuarve. Çdo lëshim i vogël mund të na kushtojë shumë. Prej sonte në mesnatë hynë në fuqi masat që ndalojnë qarkullimin. Masat do të jenë ato që kanë qenë deri më tani. Para pak minutash janë dërguar edhe disa rekomandime për masa të reja që do të bëhen të ditura brenda dy tri dite”, ka thënë ai.

Edhe Vendosen masat e reja anti-COVID Arbëri Vendosen masat e reja anti-COVID

E kryetari komunës së Prishtinës përmes një postimi në Facebook, duke komentuar konferencën e kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, ka rikujtuar se masat për ndalimin e qarkullimit mbesin të njëjta.

“Pra qarkullimi brenda komunës tonë lejohet prej 06-17, për ata dhe vetëm për ata që kanë nevojë me dal. Hyrje daljet në Prishtinë mbesin të bllokuara përveç listës së dërguar nga Ministria e Tregtisë. Qytetarë të Prishtinës, do të ju informojmë për çdo vendim të nivelit qendror. Do të jemi pranë jush për ta kaluar çdo fazë. Do ti shmangemi çfarëdo inkuadrimi në debatet politike të ditëve në vijim, duke ruajtur prioritetin kryesor që kemi këto ditë e ai është shëndeti juaj”, ka shkruar ai.