Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetarët e komunave takohen nesër me MSH-në për të vendosur për masat kundër COVID-19

Të hënën është dita e fundit kur Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komunat e Kosovës, duhet të dalë me masa të reja për mbrojtje nga koronavirusi.

Kjo për shkak se më 13 prill hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën e ligjet në fuqi vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, raporton KOHA.

Në Ministrinë e Shëndetësisë pa dhënë detaje për masat që po shqyrtohen, janë konfirmuar se janë duke punuar dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave për këtë.

Për të vendosur bashkërisht për masat pas 13 prillit, pritet që të ketë edhe një takim ndërmjet kryetarëve të komunave.

Takime të tilla tashmë ka nisur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se është takuar me disa kryetarë të komunave.

Për masat e reja, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se do të merren bazuar në gjendjen e komunave veç e veç.

Edhe MSH-ja sot diskuton me kryetarët e komunave për masat e reja anti-COVID Arbëri MSH-ja sot diskuton me kryetarët e komunave për masat e reja anti-COVID

Gjykata Kushtetuese, bazuar në kërkesën e presidentit Hashim Thaçi vendosi që Qeveria jashtëligjshëm kufizoi lëvizjen e qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Por, vendimi u la të hyjë në fuqi më 13 prill, e deri atëherë qytetarët mund të lëvizin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 17.