Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Masat e propozuara gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe nga vetë kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media të mërkurën, janë votuar në kabinetin qeveritar të mërkurën mbrëma, derisa të enjten është bërë publik vendimi në uebfaqen e Kryeministrisë.
Vendimi hyn ë fuqi të premten në orën 18:00.
Ndër pikat kryesore të vendimit janë masat për komunat, që janë ndarë në tri zona. Ato të ‘zonës së kuqe”, ku përfshihen komunat me mbi 150 të infektuar në javë për 100 mijë banorë, do të karantinohen, duke ndaluar hyrje-daljet në qytete, duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve dhe veprimtarinë e bizneseve pas orës 19:00.
Këtu mund t'i lexoni të gjitha masat: