Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendosen masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, pas rritjes enorme të rasteve të reja të infektimeve e të fataliteteve.

Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se institucionet janë të detyruara të shtrëngojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

“Masat kundër pandemisë i kemi propozuar e miratuar në raport me situatën epidemilogjike duke qenë të kujdesshëm për të ruajtur raportin mes shëndetit e ekonomisë. Kur përmirësohej situata i lironim, kur përkeqësohet jemi të detyruar t’i shtrëngojmë. Me miratimin e vaksinës ndryshoi raporti me pandeminë. U kthyem në kundërsulm me vaksinim. E nisëm nga fundi i marsit, e atë masiv nga 15 qershori. Edhe pse e nisëm të fundit në rajon, në gusht për disa javë ishim të parët me mesataren më të lartë në rajon”, ka thënë ai duke shtuar se “një valë e re ishte e pashmangshme në shtator”.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim urgjent të qytetarëve.

Masat kryesore parashohin që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 13 shtator.

Edhe Ashpërsim masash, 26 mijë raste aktive me COVID Arbëri Ashpërsim masash, 26 mijë raste aktive me COVID

Tani qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga pikat kufitare do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, testi PCR i 72 orëve të fundit apo ai serologjik i 30 ditëve të fundit, pavarësisht shtetësisë së tyre. Në të kundërtën, ata duhet të nënshkruajnë deklaratën nën betim e të vetizolohen për 7 ditë.

Gastronomisë i është kufizuar orari i punës. Ajo do të punojë vetëm në ambiente të hapura, deri në orën 21:30.

Është kufizuar edhe qarkullimi i qytetarëve pas orës 22:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka quajtur të domosdoshme shtrëngimin e masave. Ai s’ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave të reja nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

Edhe Ashpërsohen masat anti-COVID Video Ashpërsohen masat anti-COVID

Masat e reja do të hyjnë në fuqi që nga nesër, 29 gusht.

Masat e reja