Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri të Munihut, njofton se ka zhvilluar takim me kryetarin e Unionit Kristian Demokratik të Gjermanisë, Friedrih Merz.
Kurti e uroi Merzin për marrjen e detyrës së udhëheqjes me Unionin Kristian Demokratik dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.
“Për progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, kryeministri Kurti foli për indikatorët e rritur ekonomikë, reformat në sistemin e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe zhvillime të tjera progresiste. Integrimet evropiane dhe Ballkani Perëndimor, ishin temë e bisedës dhe kryeministri Kurti përsëriti se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Ai theksoi se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
-
Kurti takohet me Scholzin, flasin për dialogun dhe planin franko-gjerman
-
Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih takon presidenten e BERZH-it
-
Kurti i thotë Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje
-
Kurti niset drejt Gjermanisë për Konferencën e Sigurisë
-
Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës