Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sot vizitën e tij në Munih, duke thënë se kurrë nuk ka pasur më shumë takime me diplomatë e politikanë ndërkombëtarë brenda dy ditëve sesa në fundjavën që lamë pas.
Ai ndërkaq nuk deshi të komentojë rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në vend në lidhje me politikën e jashtme.
“Mbrëmë jam kthyer rreth mesnatës për 12-vjetorin e pavarësisë. Përfitoj nga rasti t’ua uroj të gjithëve, festofshim edhe shumë përvjetorë të tjerë. Ky është përvjetori i parë i qeverisë sonë, e cila e organizon këtë datë të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Ne në këto konferenca ndërkombëtare po bashkëbisedojmë me miqtë dhe partnerët tanë, të cilët na kanë ndihmuar shumë për përkrahjen për qeverinë e re. Me durim po punojmë të shpjegojmë pozicionet tona dhe t’i ndërtojmë urat e nevojshme për suksesin e përbashkët”, tha Kurti.
Këto komente Kurti i bëri pas vizitës së tij me kryeparalamentaren Vjosa Osmani në kazermën ushtarake “Adem Jashari”, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /ksp/
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE