Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti në Greqi, pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është duke marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në këtë simpozium po marrin pjesë politikanë, progresistë e akademikë të shquar.

“Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetmë titullohet ‘Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromws Icarus’ (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome). Kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim”, thuhet në njoftim.