Kryeministri Albin Kurti, tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.
Prandaj siç tha i për këtë Kosova gjithnjë dhe përgjithmonë është falënderuese dhe mirënjohëse
Ai më tutje shtoi se përulen para dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës.
“Pas çlirimit vjen paqja, sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskat dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s. Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha Kurti./eo
-
Kurti: Ndërhyrja e NATO-s, rezultat i sensibilizimit ndërkombëtar për tragjedinë në Kosovë
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
-
27 vjet nga ndërhyrja që ndërroi kahen e fatit të Kosovës
-
Kurti për Habermasin: Filozofi që mbrojti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
-
Kurti: Kosova s’e harron kurrë gjenocidin e kryer nga Serbia