Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.
“Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, ka thënë Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate, Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi: Grupi i Kurtit, Sveçlës e Vitisë të japë përgjegjësi për shtytjen në vetëvrasje të studentit nga Gjilani
-
Ahmeti e Haziri ftojnë të mos politizohet vdekja e 26-vjeçarit
-
Vitia kërkon nga Prokuroria ta vendosë në prioritet hetimin e vdekjes së 26 vjeçarit
-
Politikanët shprehin ngushëllime për vdekjen e 26 vjeçarit, kërkojnë hetim
-
Kurti: Në institucione s’do të ketë strehë për zyrtarët që i tejkalojnë kompetencat