Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur emërimin e marshallit Stuart Peach si i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti përmes Twitterit ka bërë të ditur se mezi pret të punojë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon.

“Unë mirëpres emërimin e shefit të Forcave Ajrore të Britanisë, marshallin Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe mezi pres të punoj ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Emërimi i Peachit nga kryeministri Boris Johnson është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.