Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur emërimin e marshallit Stuart Peach si i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor.
Kurti shtoi se për shkak të rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, vëmendja e shtuar e Britanisë është e mirëseardhur.
“Unë e kam përshëndetur emërimin e Stuart Peach për emisar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, meqë qartazi vëmendja dhe investimet te fqinji ynë nga superfuqitë nga lindja dhe verilindja është rritur shumë. E keni parasysh që ka një rritje të ndikimit të Federatës Ruse ne dekadën e fundit. Besoj se vëmendja e shtuar e Britanisë është e mirëseardhur”, ka thënë kryeministri Kurti.
Emërimi i Peachit nga kryeministri Boris Johnson është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.
-
Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor
-
Kurti takohet me Peachin, diskutohet për zhvillimet e sfidat rajonale
-
Ndikimi rus dhe roli i NATO-s, tema e diskutimit mes Kurtit e Peachit
-
Kurti në takim me Sir Peach rithekson synimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO
-
Kurti bisedon me Peachin për përfshirjen e Kosovës në NATO