Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për Media e Kryeministrit të enjten.
“Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm”, thuhet nga Kryeministria.
Forumi i parë Ekonomik Delphi u iniciua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Greqisë, z. Prokopis Pavlopoulos, më 25 shkurt 2016, në Qendrën Kulturore Evropiane në Delphi.
Që atëherë, forumi konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare. Pjesëmarrës nga 32 vende dhe më shumë se 200 përfaqësues të mediave zakonisht bashkohen në takimet për çdo vit.
-
Kurti në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Kurti në Davos për Forumin Ekonomik Botëror
-
Kurti udhëton në Vjenë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik
-
Kurti udhëton në Gjermani për forumin ekonomik “Global Connect 2022”
-
Kurti i kërkon Greqisë përkrahje për integrimin e Kosovës në organizata rajonale