Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e viktimave në Shqipëri, nga tërmeti që pësoi.
“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se Thumana është zona më e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Tërmeti më i fuqishëm shënoi me magnitudë 6.3.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti viziton vendet e prekura nga tërmeti, thotë se forcimi i ushtrive duhet të jetë prioritet i Shqipërisë dhe i Kosovës
-
Kurti: Nuk flasim më për ‘trurin që ikën’, por për zemrën që nuk harron
-
Kurti për përmbytjet në Slloveni e Austri: Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë mjedisit
-
Kurti në takim me Angilin: Turqia, mike e dëshmuar e popullit të Kosovës
-
Qeveria një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri