Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti me dedikim për Ukshin Hotin

Kryeministri Albin Kurti i ka dedikuar një shkrim për veprimtarin Ukshin Hotit.

Në librin e përkujtimeve në shtëpinë muze në Krushë të Madhe, Kurti ka shkruar: “Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë”.

Kurti ka bërë nderime edhe të pllaka përkujtimore për të pagjeturit nga lufta e cila gjendet në oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Aty ka përkujtuar edhe veprimtarin Ukshin Hoti.

“Këtu pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, te pllaka e cila përkujton të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë, pra të rrëmbyerit me dhunë unë vendosa lule të freskëta sot me 17 qershor kur kremtojmë 80 vjetorin e lindjes së profesorit Ukshin Hoti i cili ka datë të lindjes por jo të vdekjes sepse edhe vet është i rrëmbyer me dhunë nga forcat e Serbisë dhe për fatin e të cilit ende nuk dimë gjë as sot e kësaj dite”.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës vazhdojnë të angazhohen dhe kërkojnë përgjegjësi për të zhdukurit me forcë gjatë luftës.

Edhe Kurti për Ukshin Hotin: Sa mirë po ta kishim të gjallë, por vepra e tij vazhdon të na ndriçojë rrugën Arbëri 2 muaj më parë Kurti për Ukshin Hotin: Sa mirë po ta kishim të gjallë, por vepra e tij vazhdon të na ndriçojë rrugën

“Janë 1617 qytetarë të vendit tonë të cilët të gjithëve na mungojnë dhe për fatin e të cilëve kërkojmë edhe të vërtetën edhe përgjegjësinë por edhe drejtësinë”.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana të panjohura është zhdukur Ukshin Hoti. Ai u lind më 17 qershor 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burgim.

Më 16 maj 1999, pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga policia serbe pa lënë gjurmë.

Edhe 27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve Arbëri 2 muaj më parë 27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë me vonë kishin treguar se Ukshin Hoti ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditë e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Për fatin e Ukshin Hotit ende as sot nuk dihet asgjë.

Image