Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori goditje të rëndë, por kush do t’i shmangë zgjedhjet e ka shansin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, ai ka thënë se kushdo që ka qëllim që t’i shmangë zgjedhjet e reja “e ka shansin”.

Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin. E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, ka thënë Kurti për “Ekonomia Online”.

Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president.

Marrëveshja VV-LDK për emrin e Bekim Sejdiut për president nuk e ka garantuar shmangien e zgjedhjeve të reja, pasi 6 deputetë të LDK-së dolën kundër marrëveshjes. Tani besohet se për president janë vetëm 74 vota, nga 80 sa është niveli i kuorumit për dy rundet e para të votimit.

Marrëveshja nuk e ka mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të Aleancës që bashkë kanë 29 deputetë të tjerë shqiptarë.