Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar se si dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe ambasadorin në kufi me Kosovën, me qëllim, sipas Kurtit, për ta frikësuar Kosovën. Që atëherë, siç shkruan kryeministri i Kosovës, dhuna është intensifikuar nga Serbia.
Më 26 shtator të vitit 2021, ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, vizitoi njësinë ushtarake të ushtrisë së Serbisë e cila qe mobilizuar në Rashkë pas tensioneve për barrikadat. Kishte reagimet nga institucionet e Kosovës për vizitën e Botsan-Kharchenkos në kufi me Kosovën.
Kurti ka thënë se mbesin të vendosur në angazhimin për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti në X, e njohur si Twitter.
Two years ago, Serbia sent MiG-29 fighter jets & Russia's Ambassador to our border to intimidate us. Since then, their violence and aggression have intensified. But we remain resolute in our commitment to safeguarding democracy and the rule of law throughout the Republic of ??.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023