Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar veprimtarëat Agim Hajrizin, Latif Berishën e Bajram Kelmendin në 25-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.
Kryesindikalisti Agim Hajrizi dhe politikani Latif Berisha u vranë në Mitrovicë, ndërsa në Prishtinë u vra avokati Bajram Kelmendi.
Hajrizi ishte vrarë në shtëpi së bashku me nënën e tij Nazmijen dhe të birin 11-vjeçar Ilirin më 24 mars të vitit 1999, në ditën kur nisën bombardimet e NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe.
Po të njëjtën ditë u vra Latif Berisha në prag të shtëpisë së tij, ndërsa Bajram Kelmendi u kidnapua së bashku me dy djemtë, Kastriotin e Kushtrimin, nga policët serbë dhe u gjetën të vrarë më 26 mars.
“Teksa aeroplanët e NATO-s nga qielli filluan bombardonin e caqeve të forcave serbe, si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, kriminelët serb vranë tre veprimtarë të njohur shqiptarë. Në Mitrovicë vranë kryesindikalistin Agim Hajrizi dhe politikanin Latif Berisha, e në Prishtinë vranë avokatin Bajram Kelmendi. Agim Hajrizi, sindikalisti i paepur, Kryetari i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryetar i organizimit komunal në Mitrovicë në vitet e '90-ta, u vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën Nazmije dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin. Latif Berisha, politikan e intelektual, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe e autor i shumë studimeve, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, u vra nga forcat serbe në prag të shtëpisë së tij në Mitrovicë, në natën e 24 marsit. Bajram Kelmendi, juristi i shquar dhe avokat aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u rrëmbye nga shtëpia bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, nga policët serbë që i hynë dhunshëm në shtëpi në natën e 24 marsit 1999. Më 26 mars, ata u gjetën të vrarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka thënë se veprat e tre veprimtarëve nuk shlyhen nga kujtesa.
“Vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës. E përkujtojmë dhe e ruajmë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të veprimtarëve tonë ndër breza. I përjetshëm qoftë kujtimi për Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin! Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës!” – ka shkruar Kurti.
Edhe
Kurti: Kosova s’e harron kurrë gjenocidin e kryer nga Serbia
Osmani përkujton veprimtarët Hajrizi e Berisha: Vepra e tyre do të jetë frymëzim për brezat që do të vijnë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar dy veprimtarët Latif Berisha e Agim Hajrizi, në 25-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.
“25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e tij. Angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre, mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi. Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë. I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Osmani në rrjete sociale.
-
Kurti thotë se Faton Hajrizi nuk duhet të heroizohet, kritikon Prokurorinë
-
Kurti: Beogradi zhvillon parada ushtarake aty ku u gjetën eshtrat e 744 shqiptarëve të vrarë
-
Kurti përkujton masakrat në Likoshan e Qirez: Drejtësia për viktimat është obligim i yni
-
Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë më parë