Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: S’ka kurrfarë keqpërdorimi, të korruptuarit i gjeni tek elita e vjetër politike, gjykatës e mediat

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka kurrfarë keqpërdorimi e korrupsioni, pasi në Ministrinë e Industrisë u arrestuan dy zyrtarë e një biznesmen, nën dyshimet për dallavare me rezervat shtetërore.

Kurti ka thënë se rezervat shtetërore i ka gjetur 300 mijë euro e se Qeveria e tij i ka bërë 25 milionë euro për dy vjet.

Ai i ka dhënë mbështetje ministres Rozeta Hajdari.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se ata që kanë qenë më herët në pushtet po duan ta ndryshojnë situatën duke e mbrojtur krimin. Ai ka futur këtu edhe gjykatat, prokurorët e mediat që sipas tij janë keqpërdorur për mbështetje të krimit.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit. Edhe pse tё paktё nё numёr, pёrfitimet e tyre kanё qenё shumëmilionёshe, andaj edhe nuk kanё se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar. Nё rastin mё tё mirё ata po pёrpiqen pёr tё ruajtur disi pasurinё e akumuluar me hajni e korrupsion, monopolet artifciale e tё dёmshme që i kanë bërë me krim e keqpёrdorim tё detyrёs zyrtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe Opozita implikon Kurtin në rastin e rezervës shtetërore Arbëri Opozita implikon Kurtin në rastin e rezervës shtetërore

Kryeministri ka deklaruar se ministritë kanë deponuar qindra kallëzime penale, por se prokuroria nuk është marrë me to.

“Me qindra raportime zyrtare e kallëzime penale i kanë deponuar ministritë tona për krimin e korrupsionin që e kemi gjetur, por, përgjithësisht, kjo nuk i ka bërë përshtypje prokurorisë së shtetit. Reformat tona nuk do arrijnë t’i ndalin. Rastet e akumuluara tё krimit e tё deponuara nga kjo qeveri nuk do mund t'i fshehin edhe shumё gjatё”, ka përfunduar Kurti.