Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një telefonatë me senatorin amerikan Chris Murphy të premten.
Kurti i ka thënë se është i gatshëm që të vazhdojë diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së.
“U diskutua edhe për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kurti.
Siç njoftohet nga Kryeministria, ata folën edhe për marrëdhëniet e veçanta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për progresin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës.
Kryeministri Kurti pas takimit të ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak e Josep Borell, ka thënë se ai ishte i gatshëm të firmoste dakordimin për propozimin evropian porse, sipas tij, pala serbe ka refuzuar. E presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se nuk është arritur asgjë, meqë Kurti ka refuzuar Asociacionin. Megjithatë, për zyrtarët e BE-së takimi i 27 shkurtit ka qenë i suksesshëm. Sipas Borrellit, të dy liderët janë pajtuar se më nuk ka nevojë për diskutime për propozimin e BE-së dhe se ata kanë shprehur gatishmërinë të vazhdojnë me implementimin e marrëveshjes pas diskutimeve për modalitetet e dispozitave të saj. Takimi i radhës pritet të mbahet më 18 mars.
-
Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit: Së pari ajo e Brukselit
-
Kurti pret që në takimin me Vuçiqin të shprehen ide se si të ecet përpara me dialogun
-
Kurti: Raportet me SHBA-në shumë të mira, në Bruksel do të shkoja për nënshkrimin e marrëveshjes
-
Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë
-
Kurti raporton në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel