Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë të vetëdijshëm që gjendja e komuniteteve pakicë në Kosovës nuk është e mirë.
Ai në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e parë rajonal për mbrojtje nga diskriminimi racor, ka thënë se ka shumë sfida për përmirësimin e gjendjes së tyre.
“Ka ende shumë sfida, gjendja e komuniteteve nuk është e mirë si nga aspekti i diskriminimit po ashtu edhe nga ai i varfërisë dhe mungesës së shanseve në aspektin socio-ekonomik”, është shprehur Kurti.
Sipas tij një pjesë e konsiderueshme e diskriminimit ndodh e përsëritet, sepse nuk lajmërohet e nuk raportohet. Kurti ka bërë thirrje që rastet e diskriminimit të lajmërohen në Platformën digjitale për mbrojtje nga diskriminimi, për komunitetet rom, ashkalinj e egjiptian.
“Progresin e zhvillimit të shoqërive tona mund ta matim jo me atë se si jetojnë ata që kanë më së shumti, sepse e dimë që ata që kanë ia bëjnë çarenë vetes kollaj e shpejt, por për ata që kanë më së paku. Andaj si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, feje e prejardhje, angazhohem për të gjithë njëlloj, por më së shumti e më së pari për ata që kanë më së shumti nevojë”, ka theksuar Kurti.
Edhe
Kurti për raportin e WorldAtlas: Ishim shumë të varfër, tash jemi më pak të varfër
Ai ka thënë se do të vazhdojnë punën për përmirësim të kushteve të jetës së komuniteteve.
“Barazia e qytetarëve është e garantuar në Republikën e Kosovës”, është shprehur Kurti.
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë
-
Kurti: Zgjedhjet komunale janë të rëndësishme për dinjitetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve
-
Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Mos u besoni britmave luftënxitëse të zyrtarëve të lartë të Beogradit
-
Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve