Arbëri

Kurti: Fushata për targat do të vazhdojë, qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën e konvertimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me krerët e dy partive opozitare, LDK e AAK, ka thënë se opozitën e ka informuar për çdo gjë relevante që ka pasur.

Ai për deklarimet e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, se ndërmjetësit ndërkombëtarë i kanë njoftuar në mënyrë më të detajuar, ka thënë se nëse ndërkombëtarët kanë thënë diçka më shumë atëherë është mirë të tregojnë dy krerët e partive opozitare.

Sa i përket fushatës për konvertim të targave ilegale në ato RKS, Kurti, ka thënë se ajo do të nisë nga 1 shtatori.

“Fushata për ndërrim

Sa i përket nëse do të ketë tensione edhe më 1 shtator, Kurti ka thënë se e ka cekur se ai nuk është as polic, as prokuror, as gjykatës, as oficer i Doganës dhe as kryeshef i Agjencisë Kadastrale.

“Jam kryeministër i Kosovës. Organet shtetërore të Kosovës për çdo shkelje ligji do të marrin masa në përputhje me ligjin”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se nëse Serbia e shkel marrëveshjen për dokumente, atëherë edhe Kosova do të prezantojë reciprocitetin.

“Nuk ka dokumente përcjellëse, vetëm karta identiteti i duhet qytetarit kur kalon mes dy vendeve. Nëse Serbia vazhdon me lëshu dokumente hyrje/dalje, teorikisht apo rastësisht, atëherë edhe ne detyrohemi ta aplikojmë reciprocitetin. Më 1 gusht kemi ndarë për 19 orë 2679 dokumente të tilla pa asnjë incident. Shpresoj të mos jetë nevoja të ndajmë edhe dokumentin e 2680, por varet nga ajo nëse Serbia e shkel marrëveshjen”, ka thënë Kurti, që ka treguar se marrëveshja është vetëm për letërnjoftime.

të targave, nga ato që i ka lënë regjimi i Millosheviqit e që secili pushtet i mëpasshëm i Serbisë i ka vazhduar, te ato legjitime të Republikës së Kosovës do të vazhdojë deri më 31 tetor. Gjithë qytetarët të komunitetit serb që janë qytetarë të Republikës së Kosovës i ftojmë ta shfrytëzojnë këtë incentivë, që konvertimi i targave të bëhet duke mos pasur nevojë të paguhet TVSH-ja, akciza e dogana”,  ka thënë Kurti në prononcim për media.