Kryeministri Albin Kurti, e ka ftuar prodhuesin e automjeteve KIA Europe që të investojë në Kosovë.
Këtë ftesë Kurti e bëri gjatë takimit të zhvilluar të premten me zëvendëspresidentin e prodhuesit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.
“Kryeministri Kurti e njoftoi z.Jun për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare. Poashtu, Kryeministri Kurti e njoftoi z. Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Gjatë takimit, Kurti ka shtuar se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik.
“Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë”, bën të ditur më tej njoftimi.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti kërkon investime gjermane: Do të jetë mandat i hekurudhave, digave e stadiumeve
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore