Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar të mërkurën Drejtoreshën e Përgjithshme të Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, Drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergey Maslichenko si dhe zëvendësdrejtorin e BERZH në Kosovë, Arianit Blakaj, me të cilët kanë diskutuar për projektet aktuale të Qeverisë në bashkëpunim me BERZH-in dhe projektet prioritare për vitin 2024.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se disa nga projektet e këtij viti është ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërtimi i rrugëve rajonale, projekti i sinjalizimit dhe telekomunikacionit për Linjën 10 hekurudhore, si dhe projekte të tjera që fokusohen në sektorin e energjisë dhe atë të ujërave.
“Në takim u diskutuan tetë projektet aktuale që Qeveria e Kosovës është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZH, siç është projekti për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Ferizajt si dhe projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore”, thuhet më tej në njoftim.
Ruhe thuhet se ka ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së BERZH për jetësimin e projekteve të shumta infrastrukturore, të telekomunikimit, energjisë dhe mobilitetit urban.
-
Kurti diskuton me drejtorin rajonal të BERZH-it për mundësitë e reja të bashkëpunimit
-
Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë euro me BERZH-in
-
Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih takon presidenten e BERZH-it
-
Çfarë premtoi Kurti për mandatin e ri qeverisës
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së