Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti diskuton me drejtorin rajonal të BERZH-it për mundësitë e reja të bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka takuar të martën drejtorin rajonal të Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Matteo Colangeli, drejtorin aktual të këtij institucioni në Kosovë, Neil Taylor dhe drejtorin e ri, Sergiy Maslichenko.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

“Gjatë takimit, kryeministri falënderoi Drejtorin e deritanishëm në Kosovë, Neil Taylor për bashkëpunimin e afërt dhe i uroi suksese në angazhimin e radhës, teksa i uroi mirëseardhje z. Maslichenko. Nga kryeministri u theksuan veçanërisht projektet si ai i rehabilitimit të hekurudhës, përkatësisht për sinjalizim dhe telekomunikim në kuadër të saj, impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë, dhe projektet e efiçiencës energjetike me komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, për të cilat projekte Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me BERZh-in”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më tej bëhet e ditur se Colangeli në emër të BERZH-it ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në projekte të ndryshme, me theks tek ato në fushën e energjisë së ripërtëritshme (energji të erës dhe diellit), të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.

Artikuj të ngjashëm