Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti fishkëllehet gjatë fjalimit për rininë

Një aktiviste e Partisë Socialdemokrate ka fishkëllyer dhe gjuajtur me letra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në konferencën për Rininë 2023.

Shpejt ka reaguar mbrojtja e afërt e kryeministrit. Aktivistja është nxjerrë menjëherë jashtë vendit ku po mbahet konferenca.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar videon e ngjarjes duke thënë se “nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit”. Ai ka akuzuar Kurtin për shkaktime të dëmeve për Kosovën.

“Bilanci i vitit është negativ për babadimrin kryeministër. Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën. Po realizohet Zajednica; po dënohet UÇK-ja; po ike rinia. Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit! Kjo qeveri që e kapi Universitetin, ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare! Prandaj sot aktivistja e PSD-së Sonila Pllashniku ia ndërpreu fjalën Kryeministrit duke fishkëlluar në shenjë proteste dhe duke shpërndarë një fletushkë ku i listuam pikërisht dëmet e mësipërme që Kryeministri ia solli Kosovës këtë vit”, ka shkruar ai.

Molliqaj ka thënë se Policia ka arrestuar aktivisten.

“Babadimri siç duket nuk e duron fjalën e lirë; nuk e duron protestën; nuk i duron fletushkat që shpalosin të vërtetën për të!” ka shtuar ai.

 

Artikuj të ngjashëm