Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sërish kanë refuzuar takimin e liderëve politikë të Kosovës të ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti, njofton KosovaPress.
Takimi pritet të mbahet nga ora 12:00. Hoti ka thirrur “forumin e liderëve”, për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë.
Hoti është takuar të entjen e kaluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e parë pas më shumë se 20 muajsh, që kur u ishte ndërprerë me arsyetimin e Serbisë se nuk mund të ketë dialog me kushte, pasi që Kosova kishte vendosur tarifat prej 100 për qind për importin e mallrave nga Serbia.
-
Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend
-
Kurti fton liderët e partive në takim, LDK-ja i përgjigjet pozitivisht, PDK-ja e AAK-ja e refuzojnë
-
Palokaj: Vuçiqi pranoi për një takim të martën në Bruksel
-
Pritshmëri të vogla në Kosovë nga takimi Kurti-Vuçiq
-
Kurti dhe Vuçiqi pritet të takohen me liderët kryesorë evropianë më 26 tetor