Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka thënë ndonjë gjë të re lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pak kohë pasi Kurti në një intervistë televizive të mërkurën e pranoi se në Planin evropian ka Asociacion.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se Kurti ka dhënë përgjigje për tërësinë e Planit Evropian, përkatësisht për nenin 10 që flet për të gjitha marrëveshjet e deritashme.
“Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ai.
Kryeziu ka shtuar se Asociacioni ndodhet te dy ish-marrëveshjet për shkak të nënshkrimeve të ish-kryeministrave Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi në vitin 2013 dhe 2015.
-
Një vit e gjysmë më parë Kurti u vetofrua ta hartojë draftstatutin, tash e konsideron imponim për komunat
-
Kurti: Si mund të kërkohen më shumë të drejta për serbët, kur bojkotohen ato aktuale
-
Kurti s’i komenton deklaratat e BE-së për Asociacionin dhe akuzat e tij kundër Lajçakut
-
Vuçiq: E qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin
-
Kurti: Asociacioni është pjesë e marrëveshjes, por s’është vetë marrëveshja