Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim të mërkurën kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe nënkryetaren Marina Bogojeviq ku u tha se është folur për të arriturat dhe sfidat në qeverisjen komunale.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se në takim edhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, është folur edhe për projektet potenciale që mund të realizohen me nivelin qendror.
“Kryetari Hetemi dhe nënkryetarja Bogojevic njoftuan kryeministrin për arritjet e deritanishme dhe për sfidat në qeverisjen komunale. Në takim u fol për projektet potenciale që mund të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror, teksa u theksua rritja e interesimit të qytetarëve për të aplikuar për programet e komunës për subvencione. Kryeministri Kurti i përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin. Duke u dhënë mbështetjen e tij, ai kërkoi nga ata qeverisje të drejtë, të mirë e demokratike”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Hetemi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kishte dalë nga objekti i Komunës së Leposaviqit për një periudhë disamujore, prej muajit maj të 2023-s kur ishte vendosur me ndihmën e trupave policore.
-
Kurti pret në takim kryetarin e Leposaviqit
-
Kurti viziton Hetemin: Ai është kryetari më i rëndësishëm, jo vetëm në Kosovë
-
Ministri Krasniqi takon Hetemin, flasin për zhvillimin ekonomik
-
Kurti e falënderon Hetemin “për qëndresën shembullore” për Kosovën
-
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut