Kryeministri Albin Kurti ka folur për punën e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Ai ka thënë se Hetemi po merr vazhdimisht kërkesa të ndryshme për ta lëshuar zyrën e tij.
Kurti ka treguar se ai është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi, derisa e ka falëndëruar për "qëndresën shembullore për Republikën e Kosovës".
“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka thënë ai.
-
Kurti e emëron zëvendësministër ish-kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi
-
Vetëvendosje prezanton kandidatët për kryetarë në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar