Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si proces pozitiv regjistrimin me targa legale të veturave në komunat veriore.
Sipas Policisë, mbi 4 mijë automjete në veri kanë konvertuar targat ilegale në RKS përgjatë një muaji e gjysmë, ku Qeveria e Kosovës mundësoi lehtësira financiare.
Të martën, në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, Kurti ka thënë se konvertimi i targave ilegale në RKS është shembull i respektimit të ligjshmërisë.
“Takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim. Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
-
Kurti për konvertimin e patentë-shoferëve: Serbët bënë hap të rëndësishëm drejt integrimit
-
Kurti e quan 2024-n vit të integrimit të serbëve në Kosovë
-
Mbi 4000 vetura konvertuan targat ilegale në RKS
-
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit, Kurti lavdërohet me 10 të arritura
-
3941 serbë kanë aplikuar për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS