Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurteshi: Dalja e ulët në votime tregon thyerjen e Listës Serbe në veri

Sami Kurteshi

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se deri tash nuk ka ndonjë incident, por sipas tij, ka dalje shumë të ulët në votim.

Ai ka thënë se dalja e ulët e qytetarëve në votim ka konotacion politik dhe jo teknik apo administrativ.

Sipas tij, janë çështjet e statistikave që shpërfaqin synimet politike.

Ka deklaruar se dalja e ulët tregon thyerje të Listës Serbe në veri.

“Ne do ta shohim sa votues mund të jenë deri kur mbyllen qendrat e votimit. Nëse dalin më pak votues se numri i zgjedhësve në vitin 2021, atëherë i bie që legjitimiteti i kryetarëve aktual është krejt në rregull. Mundësitë i kanë që të shprehin vullnetin e tyre politik, por ne nuk e dimë se cilat janë arsyet për mosdalje”, ka thënë ai.

Edhe Kurteshi: Serbët e veriut qëllimisht kanë shkuar të organizuar për votim për të shkaktuar probleme Zgjedhjet lokale Kurteshi: Serbët e veriut qëllimisht kanë shkuar të organizuar për votim për të shkaktuar probleme

Kurteshi ka thënë se  në aspektin statistikor ka ardhur një moment i thyerjes që ka karakter politik.

Sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2021 ka pasur kërcënime e shantazhe, por sipas tij, kjo më nuk është e mundur.

Ai ka thënë se tash është kontrolli më i madh i KQZ-së në vendvotimet në veri.

Kurteshi ka deklaruar se nga shteti i Kosovës nuk ka shantazh e frikësim.

“Ata mund të tregojnë me këtë veprim që nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja, e as për largim të kryetarëve aktualë që pastaj të vjen në pushtet Lista Serbe. Lista Serbe ka humbur shumë terren. Lista Serbe e ka vërejtur se qytetarët serbë e kanë humbur besimin ndaj tyre. Unë kam pritur që do të ketë numër më të madh të votuesve. Në Zveçan ka zero votues dhe ky është sinjal shumë i keq për Listën Serbe”, ka thënë ai.

Edhe Kurteshi: Lista Serbe është strofull i terrorizmit, KQZ-ja viktimë e saj Arbëri Kurteshi: Lista Serbe është strofull i terrorizmit, KQZ-ja viktimë e saj

Kurteshi ka thënë se Lista Serbe është organizatë terroriste.

Sipas tij, KQZ-ja nuk ka të drejtë ta çregjistrojë.

Ka deklaruar se “Prokuroria që hesht, fatkeqësisht kanë lidhjet e tyre edhe Listën Serbe, disa prej prokurorëve”.

“Prokuroria e ka për obligim që çdo vepër penale ta ndjek sipas detyrës zyrtare. Një aktakuzë për faktet objektive ngritët brenda ditës. Milan Radojçiqi e ka pranuar sulmin ndaj Kosovës, por nuk ka aktakuzë ndaj tij. Unë pres nga një prokuror që ta ndjekë terrorizimin”, ka thënë ai.

Edhe Kurteshi: Për keqardhje, kërcënimi i serbëve nga Qeveria e Serbisë Arbëri Kurteshi: Për keqardhje, kërcënimi i serbëve nga Qeveria e Serbisë

 

 

Lexo përditësimet tjera
Votimi per shkarkim te kryetareve

Dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në veri

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se s’ka kaluar procesi për shkarkimin...