Arbëri

“Kurrizi” e “Kupolat”, premierë televizive në KTV

Në kuadër të ciklit të dokumentarëve me histori të harruara të Kosovës, të premten do të transmetohen dy dokumentarë të shkurtër.

“Kurrizi” në regji të Orgesa Arifit dhe “Kupolat” nga Flaka Xërxa.

I pari sjell historinë e një lagjeje urbane të Prishtinës, e cila qe shndërruar në hapësirën paralele kulturore të shqiptarëve në kohën e regjimit të Millosheviqit derisa dokumentari i dytë sjell një analizë për vlerën arkitektonike të objektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga një këndvështrim tjetër.

Dokumentarët janë realizuar me mbështetjen e organizatës CHwB dhe vijnë si premierë televizive në Kohavision të premten nga ora 21:00.