Në protestën e djeshme të opozitës së Serbisë në Beograd kundër pushtetarëve të këtij vendi, kanë marrë pjesë liderë të opozitës serbe në Kosovë, përcjell kossev.
Me këtë rast është lexuar edhe një letër me të cilën pretendohet se Vuçiqi po shet Kosovën dhe po ua lë atë shqiptarëve të saj.
Koha. net e boton të plotë këtë letër :
“Kanë kaluar tetë vjet qëkur ke premtuar se do ta grisësh Marrëveshjen e Brukselit pasi të arrish në pushtet. Kanë kaluar shtatë vjet qëkur e ke nënshkruar, me nënshkrimin tënd, nga Kosova është tërhequr Serbia.
Derisa i kremton fitore me 5:0, fabrikat tua të gënjeshtrave përpiqen të na bindin se figura e fitimtarit është gjykatësi serb që betohet në Kushtetutën e Kosovës, doganieri me uniformë kosovare, qytetari i frikësuar, i cili garantues të sigurisë e ka kriminelin.
Aleksandar Vuçiqi i ke tërhequr institucionet serbe dhe i ke instaluar kriminelët ta zotërojnë territorin askujt, ti ata quan politikanë dhe mbrojtës të serbëve. Ata, nga të cilët serbët e ndershëm turpërohen dhe ikin.
Vuçiq, nga lavdet dhe tregimet tua epike, fjetjes në dysheme në hotelet e Brukselit, kemi arritur deri aty sa të na thuash se nuk e kemi asnjë metër tokë serbe në Kosovës. të na thuash se nuk ka serbë në Kosovë! Pse po gënjen Alaksandar Vuçiq ?Ka serbë në Kosovës e ka edhe tokë serbe. Pse taksën 100 për qind na e vë Qeveria në të cilën i ke tre ministra? Pse ata edhe më tej janë ministra? Me çfarë po luan Aleksandar Vuçiq?
Ke thënë se planin tënd për Kosovën e dinë edhe në Moskë, edhe në Washington, edhe në Bruksel dhe se serbët nuk janë të gatshëm ta dëgjojnë. Kosova nuk është e jotja Alaksandër, nuk është jotja! Ajo nuk është patundshmëri në pronën tënde personale, edhe patundshmërinë ke krijuar derisa për Kosovën luftohej, derisa Kosova mbrohej, ajo është jona!
Dhe prapë po na rren, sepse pas dy javësh do të shkosh në takim me Thaçin e Haradinjan, me Ramën, me Macronin, me Merkelin.ke thënë se nuk do të flasësh me ta derisa ta heqin taksën. Askush s’e di temën e takimit . A po përgatit sërish ndonjë për të nënshkruar, Aleksandar Vuçiq ?
Ke dhënë betimin në Kuvendin e Serbisë se do ta mbrosh Kushtetutën dhe Kosovën si pjesë të Serbisë, tash flet për ndarje.
Kërkojmë të pushosh që të sillesh si pronar i këtij vend dhe neve, qytetarëve të Serbisë, t’ua paraqesësh planin për Kosovën. ne jemi adresa, jo Brukseli, Washingtoni, Moska, Berlini, Prishtina. Mos fol për të"!