
Opinionisti Bekim Kupina ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon postin e presidentit dhe po kalkulon për këtë pozitë pa i bërë llogaritë mirë.
Sipas tij, LDK-ja po mendon për këtë pozitë edhe pse e di që nuk ka garancë se mund t’i bëjnë, bashkë me VV-në, 81 deputetë, aq sa duhet të jetë kuorumi për votim për president.
Në Rubikon të KTV-së, Kupina po ashtu ka thënë se të dy partitë janë barrikaduar në qëndrimet e tyre, në kuadër të bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
“Subjektet s’kanë lëvizur prej barrikadimit. VV-ja ka hyrë me pretendimet e saj, ndërsa është anakronik qëndrimi i LDK-së që vetë e ka votuar kryeparlamentarin dhe e dëshiron kthimin e tij. Po kalkulojnë pa i bërë llogaritë mirë, sepse edhe pa e pas emrin për president do të jetë vështirë votimi i tij sepse duhet të jenë 81 deputetë kur të votohet. Asnjëra parti s’e ka këtë garanci. Duhet të jetë edhe një subjekt tjetër. Kush e garanton LDK-në që deri në atë votim ky zotim do të mbetet i tillë. Në politikë parametrat lëvizin”, ka thënë ai.
Sipas tij, bllokimin aktual e kanë sjellë vijat e kuqe që partitë kanë pasur për partitë tjera.
“Kemi ardhur në pozicion që të diskutojnë dy parti që s’kanë relacione edhe aq miqësore”, ka thënë ai.
-
Koci: PDK-ja e LDK-ja kanë çarje të brendshme, me asnjërën s’janë numrat për presidentin
-
Haziri: LDK-ja e VV-ja janë në konsultime për një marrëveshje për presidentin
-
LDK: Presidenti zgjidhet me marrëveshje politike, dështimi përgjegjësi e LVV-së
-
LDK: Qasja e VV-së nuk reflekton përpjekje serioze për konsensus, vendi drejt zgjedhjeve
-
Çështja e presidentit futet në orët e fundit pa marrëveshje politike