Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kupchan: Kurti e Vuçiqi po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, të dy udhëheqësit - Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq - kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë po kthehen prapa, nuk po ecin përpara.

“Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve... tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja. A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro... ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave. Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste - me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë ai.

Të njëjtën Kupchan e ka thënë edhe për Vuçiqin, se “luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu”.

Edhe Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës Arbëri Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Sipas Kupchanit, vendimi për dinarin duhet shtyrë.

“Nëse shohim se çfarë përfiton Kosova kundrejt kostos së një vendimi të tillë, mendoj se duhet të lihet në pritje”.