Se si ka rënë në kundërshtim me dokumentet që vetë i ka nxjerrë qeveria lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, do të kuptoni këtë të diel në Kohën Ditore.
“Kufijtë e Ahtisarit” është kryetema e kësaj jave që trajton lëvizjet e pikave kufitare me Malin e Zi, në dy dokumente të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç kontribuuesve të zakonshëm, për temën kanë folur edhe analistë ndërkombëtarë që pretendojnë se një dokument si “Pakoja e Ahtisarit”, qeveria po e përdor për të arsyetuar të veten kinse nuk po humbet territor nga ky proces.
demarkacionit problematik me Malin e Zi, frikë nga një proces i ngjashëm kanë edhe ata në kufi me Serbinë.
Nga bota, do të kuptoni arsyet se pse po rritet numri i britanikëve që po synojnë të marrin një pasaportë gjermane, dhe se si një spiun rus, kishte jetuar ëndrrën e amerikane.
Në 7 shkronja, këtë javë përgjigjet aktori dhe producenti i njohur Shkumbin Istrefi, ndërsa nga faqet e kulturës veçohen edhe shkrime për protestën artistike të Doruntina Kastratit, dhe përvojën në Kosovë të dirigjentit amerikan Gregory Charette.
Këtë javë do të mund të lexoni edhe kritika për filmin fitues të Oscar, “Moonlight” , e edhe për kryesuesit e toplistave në box-office.
Gjithashtu këtë javë gjeni edhe profile dhe përvoja interesante të sportistëve vendës e të huaj, e nuk mungojnë faqe të shumta me fejton, enigmatikë, e këshilla për shëndet dhe trendet e fundit në modë.
Kufijtë e Ahtisaarit, kryetemë këtë të diel në... by kohanet