Qeveria e Kosovës ka përgënjeshtruar dokumentet që vetë i ka nxjerrë me rastin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
“Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (2013-2018)”, dokument ky i qasshëm në faqen zyrtare të Qeverisë, ia atribuon Kosovës një tjetër pikë kufitare me Malin e Zi, nga ajo që është caktuar tani nga dy komisionet shtetërore.
Sipas kësaj strategjie, pikë e kalimit kufitar të trafikut rrugor në mes të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi, është Kulla. Por me marrëveshjen e demarkacionit, kufiri ka zbritur nga Kulla në Savino Vodë dhe nga Çakorri në Kuqishtë.
Udhërrëfyes për punën e komisioneve është thënë që ka qenë Pakoja e Ahtisaarit mbi bazën e së cilës Kosova ka shpallur Pavarësinë. Por ekspertët e pavarur pretendojnë se Qeveria ka “keqinterpretuar” dokumentin e Ahtisaarit, për ta arsyetuar veten se Kosova nuk ka humbur territor.
Në kapitullin e Strategjisë së Qeverisë për ngritjen e standardeve të Policisë Kufitare flitet për ndërtimin e pikave të përbashkëta me shtetet fqinje, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Referencë është pika kufitare në Kullë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Sveçla: Ligji për Shtetësinë buron nga Pakoja e Ahtisaarit
-
Surroi: Pas pavarësisë u bënë tri gabime strategjike nga Ahtisaari e ndërkombëtarët
-
Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi
- Pse nuk ka marrëveshje dypalëshe me vetëm një palë
-
Kosova nis hetime paraprake për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi